AKTUALITET, 14 Shkurt 2026, 12:30

Korridori VIII tashmë i çertifikuar si korridor sigurie për forcat e NATO-s, Rama publikon pamjet

Korridori VIII tashmë i çertifikuar si korridor sigurie për

Në takimin e fundit të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel, u njoh zyrtarisht Korridori VIII si pjesë e infrastrukturës strategjike të Aleancës, një zhvillim që hap mundësi të reja edhe për Kosovën në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal.

Një ditë më parë ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, njoftoi se përfshirja e Korridorit VIII – që shtrihet nga porti i Durrësit deri në Detin e Zi – si një korridor sigurie për mbrojtje kolektive, është një arritje e rëndësishme për stabilitetin rajonal dhe pozicionimin e Shqipërisë si faktor kyç në planifikimin e operacioneve të NATO-s.

E sot ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka publikuar pamjet.

“Korridori VIII, pjesë e rrjetit evropian TEN-T dhe tashmë i certifikuar si korridor sigurie për forcat e NATO-s”, shkruan Rama.