AKTUALITET, 15 Prill 2026, 11:08

Kopjonte çelësat dhe hynte për të vjedhur, arrestohet në Tiranë ‘skifteri’ 38-vjeçar

Kopjonte çelësat dhe hynte për të vjedhur, arrestohet

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për vjedhje. Sipas njoftimit të bluve autori i dyshuar i 4 vjedhjeve në banesa, hynte te këto të fundit nëpërmjet përdorimit të çelësave të kopjuar

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 38-vjeçari.

“Si rezultat i një hetimi disamujor, të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e autorit të disa vjedhjeve në banesa, nëpërmjet përdorimit të çelësave të kopjuar, u finalizua operacioni i koduar “Kopja”.

Gjatë operacionit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi B. H., 38 vjeç, autor i dyshuar i 4 vjedhjeve në banesa, me këtë metodë, gjatë vitit 2026.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi B. H”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.