SPORT, 8 Qershor 2022, 16:05

Kontratë 3-vjeçare, mesfushori i Shqipërisë transferohet te klubi skocez

Kontratë 3-vjeçare, mesfushori i Shqipërisë transferohet

Ylber Ramadani ka firmosur me skuadrën e Aberdeen në Skoci. Klubi i njohur ka zyrtarizuar lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa mesfushori kuqezi ka nënshkruar një kontratë që do e mbajë të lidhur me klubin të paktën për 3 vite. 26 vjeçari vjen pas një sezoni në OPT Bank Liga në Hungari, me ekipin e MTK Budapestën. Në të kaluarën ka luajtur disa edicione me radhë për danezët e Vejle.

“Mesfushori ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare, mirësevjen Ramadani” – shkruan mes të tjerash klubi i Aberdeen. Ndërsa trajneri i kësaj skuadre ka folur për faqen e klubit: “Ai ka inteligjencë dhe është i aftë të luajë në disa pozicione në mesfushë. Ai është një lojtar që luan për skuadrën dhe jep shembullin për të tjerët”.