TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 22-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës ditën e sotme, pasi akuzohet se bënte kontrabandë duhani nga Mali i Zi.
Policia vendore njoftoi se i ndaluari është E.A., banues në fshatin Rrapshë, që u kap në flagrancë me gati gjysmë toni duhan të grirë në mjetin e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 22 vjeç, banues në fshatin Rrapshë, për veprën penale “kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Kosan, duke transportuar 420 kg duhan të grirë, që dyshohet se e ka kontrabanduar nga Mali i Zi”, bëri me dije policia në njoftim zyrtar.
Sasia e duhanit dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Kurse hetimet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme proceduriale.