AKTUALITET, 31 Janar 2025, 13:27

Konflikti/ Plagosi me thikë një 46-vjeçar në Tiranë, arrestohet autori

Konflikti/ Plagosi me thikë një 46-vjeçar në Tiranë,

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e të enjtes në Tiranë. Rreth orës 20:30, në Rrugën e Dibrës, Gentian Krasniqi është goditur me mjet prerës dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Sipas njoftimit të policisë tashmë është arrestuar autori 42-vjeçar Arben Cokaj. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit mbremjen e djeshme se në rrugën “Siri Kodra”, rreth orës 20:30, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën duke formuar një grup hetimor të posaçëm me qëllim kapjen e autorit dhe dokumentimin e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi A. C., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin G. K., 46 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.