AKTUALITET, 23 Prill 2026, 09:29

Konflikti/ Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori, gjithçka ndodhi pas sherrit banal

Konflikti/ Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë,

Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre, i moshë 17 vjeç, ka mbetur i plagosur me thikë.

Sipas të dhënave sherri ka ndodhur për motive banale, ndërsa është kapur edhe autori nga policia.

Autori mësohet se është rreth 18 vjeç dhe u shoqërua në ambjentet e komisariatit të Korçës.

I plagosuri ndodhet në spital pasi ka marrë plagë në trup, në pjesën poshtë krahut.

Gjendja e tij është stabël, teksa ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia po vijon hetimet lidhur me ngjarjen.