TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi karburantet që të mos abuzojnë me çmimin e naftës ose në të kundërt do të rikthehet Bordi i Transparencës, çmimi i naftës ka pësuar brenda 24 orëve rritje me 12 lekë. Në disa pika karburanti në Tiranë, nafta po tregtohet deri në 214 lekë/litri.
Që prej nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës në Shqipëri ka pësuar një rritje me gati 40 lekë për litër. Nafta para nisjes së luftës, tregtohej me 173-175 lekë.