TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy grupe të rinjsh janë konfliktuar në mënyrë të përsëritur gjatë kohëve të fundit, duke akuzuar njëri-tjetrin për përndjekje dhe kjo përplasje ka përfunduar në rrahje të ndërsjelltë mes tyre.
Ngjarja ka ndodhur në Tropojë dhe policia vendore njoftoi se ka referuar materialet në Prokurori për hetimin e 3 personave të implikuar, që do hetohen në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. M., 33 vjeç, Sh. O., 31 vjeç, dhe F. Rr., 25 vjeç, banues në qytetin e Bajram Currit, pasi dyshohet se shtetasit B. M. dhe Sh. O. kanë përndjekur shtetasin F. Rr., ndërsa ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit F. M., me pretendimin se ai po e përndiqte”, thuhet në njoftimin zyrtar të drejtorisë Kukës.