TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 68-vjeçar në gjendje të dehur ka tentuar që të hidhet nga kati i katërt i një ndërtese në kryeqytet, në rrugën “Niko Avrami”.
Pas ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shtetasi Q. Z., u zbrit nga tarraca dhe u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.
Paraprakisht dyshohet se motivi i rastit është konflikti që ka ky shtetas me familjarët e tij, për ndarjen e pasurisë, çështje e cila është trajtuar më herët nga Policia dhe është referuar në Prokurori.
Veprimet hetimore vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.