SPORT, 2 Dhjetor 2023, 18:51

EURO 2024/ Kompletohet grupi i "ferrit", Shqipëria përballet me kundërshtarë të vështirë

EURO 2024/ Kompletohet grupi i "ferrit", Shqipëria përballet

Rrugëtimi i Shqipërisë në EURO 2024 kalon nëpërmjet pjesëmarrjes në “grupin e ferrit”. Shorti ka qenë i pamëshirshëm me kuqezinjtë, pasi ka vendosur skuadrën e Silvinjos përballë Spanjës, Italisë dhe Kroacisë, tre skuadra me pretendime në këtë turne.

SHORTI

GRUPI A: Gjermani, Skoci, Hungari, Zvicër

GRUPI B: Spanjë, Kroaci, Itali, Shqipëri.

GRUPI C: Slloveni, Danimarkë, Serbi, Angli.

GREPI D: Play-off A, Holandë, Austri, Francë


GRUPI E: Belgjikë, Sllovaki, Rumani, Play-off B

GRUPI F: Turqi, Play-off C, Portugali, Çeki

Në shortin e hedhur në Hamburg, Shqipëria është vendosur në vazon B, ku gjendej Spanja si kokë grupi. Më pas ka qenë radha e Kroacisë të dilte nga vazot e shortit dhe në fund e Italisë, duke bërë që ky të jetë “grupi i ferrit” të aktivitetit.