AKTUALITET, 24 Prill 2024, 15:35

Komisionet Hetimore, Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Grupit të PD. Kur do të mbahet seanca

Komisionet Hetimore, Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Grupit

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të PD për shqyrtimin me përparësi të antikushtetutshmërisë së ligjit të ri për Komisionet Hetimore.

Gjykata njofton se në mbledhjen e datës 23.04.2024, ka vendosur që ta shqyrtojë çështjen me përparësi, duke caktuar seancën në datën 27 maj 2024, ora 10.00.

Përsa i përket kërkesës për pezullimin e ligjit, është vendosur që për këtë të shqyrtohet në seancë plenare.