AKTUALITET, 27 Nëntor 2024, 13:30

Komisioni 'Antikorrupsion"/ Rama: Legalizimet duan një punë voluminoze, janë detyra shtëpie për të hyrë në BE

Komisioni 'Antikorrupsion"/ Rama: Legalizimet duan një punë

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për çështjet dhe sfidat e lidhura me Pronën, në kuadrin e negociatave të anëtarësimit në BE.

“Ne nuk jemi kujtuar tani, por që ditën e parë që jemi në detyrë, por në çdo hap të rrugës dhe çdo hap ka sfida të reja. Edhe duke folur për pronën, ne kuptojmë dy gjëra, ajo që është bërë është shumë voluminoze, por krejt e pamjaftueshme për pikëngritjen.

Po thosha që është themelore të kuptohet që për sa kohë pikëngritja jonë është BE, atëherë volumi I punës është jo vetëm I madh, por shumë I madh, sepse janë detyra shtëpie që duhet ti bëjmë që të hyjmë në shtëpinë e BE. Nëse I zbatojmë këto detyra, atëherë do të kemi standardet e BE. E mira e kësaj, është se në këtë mënyrë ne garantojmë sundimin e ligjit për Shqipërinë.

Ka një arsye pse në Irak, Afraganistan nuk funksionon, por I marr si shembull. Ne kemi bekimin që kemi në mes të Europës dhe mund ti hedhim këto hapa. Nëse ne nuk do të kishim mundësinë, do ta harronim siç bën afganët dhe ta harronim që të vinte njëd ditë dhe të ishim një vend me këto standarde.

Sot ne kemi me vete bekimin  e kohës fal teknologjisë, nëse nuk do ta kishim këtë bekim, atëherë do të ishte një ëndërr. Edhe të imagjinosh që Kroacia që hyri përpara nesh në BE vetëm për të bërë procesin e kalimit mori 7 vjet dhe për këtë ka angazhuar një numër të lartë redaktorësh, kryeredaktorësh dhe përkthyeshin. Ky është vetëm një shembull që vlen dhe për Kadastradën që përmes teknologjisë mund tia dalim.

Me që zonja mori një shembull, unë po them rastin e një konflikti prone që dispononte hartën, por ishte me vrima dhe vendimi I gjykatës shkruannte parimisht, prona nuk zgjidhet dot se procesi është me vrima. Për të gjitha vrimat qqë mbyllen, është teknologjia dhe unë për këtë proces jam shumë optimist. Shpresoj që këtë gjë ta bëjnë të gjithë. Nëse nuk e bëjnë të gjithë këtë gjë, atëherë do të hasim vështirësi. Kjo vlen për proniat dhe për gjithçka. Ne kemi rastin e Greqisë e cila tani po e bën legalizimin e Kadastrës dhe në këtë aspekt fakti që Greqia është më përparë”, tha Rama.