AKTUALITET, 18 Nëntor 2024, 22:17

"Kokainë me banane, me lëkurë, me sheqer, ne presim ngjarjen e rradhës"/ Sejamini: Duhet strategji për luftën ndaj krimit

"Kokainë me banane, me lëkurë, me sheqer, ne presim ngjarjen

Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për situatën kriminale në vend, nisur nga zbulimi i fundit i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike nga Amerika Latine drejt vendit tonë. Sejamini tha se shpesh çështjet trajtohen në mënyrë sipërfaqësore, duke mos patur analiza për krimin dhe trafikun e narkotikëve.

"Ne na ndodhin ngjarje dhe flasim për ngjarjet, jemi bërë si emisione lajmesh të kronikës së zezë. Ndodh një gjë, turren 100 vetë, gazetarë, specialistë, psikologë, nuk lënë televizione. Por, në këtë mori ekspertësh, a ka njeri që e përmbledh situatën? Ku jemi? Pse po ndodhin këto raset? Çfarë po ndodh me strukturën doganore? Çfarë po ndodh me policinë dhe krimin? A kemi dijeni dhe informacion për përhapjen e krimit? Si luftohet ky krim, a kemi aftësi, struktura, programe, objektiva, për ta luftuar krimin?

A ka strategji për luftimin e trafikut të drogës? A bën plan vjetor dhe analizë vjetore në fund të vitit se çfarë ndodhi me krimin? 

Pra, nëse do të trajtojmë gjëra të tilla në mënyrë të shkëputur me nota sensacionale, nuk kontribuojmë për zgjidhjen. Trajtimi duhet bërë më metodik dhe i thellë. Duhet të kemi analizë për të kuptuar shkaqet e përhapjes së trafikutt ë drogës dhe cilat janë përpjekjet që bën policia, burimet, strategjitë. Pa bërë këtë dhe pa trajtuar problemim do të presim rradhën tjetër, me banane, lëkurë, shqer, etj", tha Sejamini.