TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka përfunduar kontrolli në anijen 'Unistream', e ardhur nga Kolumbia 1 javë më parë.
59 kilogramë drogë ka rezultuar se ka pasur brenda anijes që sillte qymyr nga Kolumbia. Deri tani nuk ka asnjë i arrestuar, ekuipazhi i anijes u mor në pyetje dhe u la i lirë. Është zbuluar se qymyri ishte porositur nga një kompani turke që operon në Shqipëri.
Anija i përket kompanisë gjermane “Unistream GMHB &CO KG”, e cila ka në total 27 anije, teksa bëhet e ditur se droga e gjetur sot në anije ishte futur mes qymyrit dhe policia u sinjalizua nga partnerët ndërkombëtarët më pas operacioni është kryer nga Task forca e Durrësit.
Rreth orës 10:40 të së hënës anija Unistream më 6500 të qymyr e nisur nga një port i Kolumbisë më 26 prill mbërriti në portin e Durrësit. Nga kontrolli fizik që policia i bëri ngarkesës gjeti në të 53 pako kokainë me peshë totale 59 kg.
Kjo nuk është hera e parë që në mallrat e importuara në portin e Durrësit policia gjen drogë. Risia këtë herë qëndron tek fakti se kokaina nuk erdhi e fshehur në banane por në qymyr.