TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se kryetari i PD-së, duhet të të largohet nga drejtimi i partisë. Ajo u shpreh se Berisha është i frikësuar, duke mos lejuar hyrjen në garë të Ervin Salianjit.
“PD duhet të hapet, të pranojë garë të ndershme dhe transparencë, t’u japë të gjithëve mundësi të kandidojnë.
Fakti që po bën Berisha çmos të mos lërë Ervin Salianjin, kam përshtypjen që është pak i frikësuar, arsyet i di vetë zoti Berisha.
Fëmijët e mi mbajnë mend dy figura, Rama dhe Berisha. Po flas tani si qytetare që e shoh nga jashtë. Sali Berisha nuk mund të mbajë peng një parti për interesa personale.
Mendoj se interesi publik, duhet të prevalojë mbi çdo interes personal. Do të ishte në nderin e tij që në këtë moshë të tërhiqet dhe të lërë partinë të ecë përpara.
Duke e parë tërësisht ftohtë dhe e distancuar”- tha Lala.