TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shefi i Departamentit të Organizimit të PD-së, Klevis Balliu, tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se shqiptarët kanë 10 vite që nuk kanë mundësi të votojnë për të rrëzuar Edi Ramën, ndaj dhe nuk ka fituar kauza e PD-së për një alternativë të re qeverisëse.
“Ne kur bëjmë thirrjen për të dalë në protestë kundër Edi Ramës, kur themi që na bashkon kauza për rrëzimin e Ramës dhe mendoni se kemi alternativë që ju përshtatet, atëherë ju e votoni. Por t’u jepet mundësia, sepse shqiptarët kanë dhjetë vjet që nuk e kanë këtë mundësi.
Sa i përket hapjes së partisë, ajo ka nevojë për t’u hapur dhe po hapet. Ju e shikoni që kandidati për Bashkinë e Tiranës është ish-kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, një i ri.
Kjo parti ka bërë ato që ka premtuar, NATO-n, vizat, rrugët. Sa i përket alternativës, ditën e shtunë, gjatë protestës, u prekën disa pika të programit tonë.
Ndjej keqardhje të madhe për njerëzit që thonë nuk merrem me politikë. Ju ftoj të vini në protestë të gjithë”-tha Balliu.