TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga Klevis Balliu
Më bën përshtypje që kjo polici kërkon përplasjen e qytetarëve me njëri-tjetrin dhe pak më parë më erdhi një zotëri që më tha, e kam djalin e vogël dhe duhet të shkojmë në spital.
Fatmirësisht gjetëm rrugën dhe mënyrën që të kalonte.
E kuptoni që për interesa politike se çfarë u bëni ju qytetarëve, i lini pa shkuar në spital, në punë, pa çuar fëmijët në shkollë, pengoni jetën e përditshme dhe për çfarë? Vetëm për të ju përgjigjur një mafiozi si Erion Veliaj.
Një mafioz që nuk e them vetëm unë, por e thotë edhe shefi juaj, se Nesti Angoni është PS-ja, është Edi Rama.
Ne kur i çojmë letrat tona nuk e i çojmë anonim. Belind Këlliçi e ve emrin në letrat e tij, por këta nuk kanë guxim të shikojnë letra e Belind Këlliçit, por shikojnë letrat e Angonit.
Dhe pastaj dëgjojmë personazhe si Ilir Beqaj, që thoshte se nuk bëni dot pis figurën time dhe qeverinë.
Por ai ishte edhe një kod. Kodi ishte; shoku Edvin po i bëj këto 1-2 vite, por mos më prek paratë që kam vjedhur.
Se këta hyjnë atje bëjnë 1-2 vite dhe dalin miliarderë.
Hyri Saimir Tahiri si ish-deputet, doli si ndërtues. Hyjnë si politikanë të korruptuar dhe dalin si biznesmenë të suksesshëm.
Ky është Skapi i partisë.
Këto ditë kam qenë në zona të ndryshme të Tiranës dhe kam qenë edhe në Kombinat, ku pas orës 7 të mbrëmjes, sheh një tym që përfshin të gjithë zonën, shtëpi, rrugë e lokal. Tym që vjen nga djegia e plehrave.
Ky njeri, Erion Veliaj është kthyer në aleatin themelor dhe kryesor të kancerit. Djegia e atyre plehrave rrit rastet me kancer në Tiranë dhe këta vazhdojnë dhe na marrin paratë për inceneratorët.