TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar pas vizitës së sotme në Gjykatën Kushtetuese.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja amerikane thekson se plotësimi i Kushtetueses është një arritje e madhe për reformën në drejtësi, të cilën Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqishëm.
"Që nga dhjetori 2022, Gjykata Kushtetuese është kompletuar me 9 gjyqtarë. Arritje madhore për reformën në drejtësi, e cila mbështetet fuqishëm nga SHBA.
Një nder të takoj të gjithë gjyqtarët sot për të uruar sukses në zgjedhjen e një shefi të ri dhe në dhënien e drejtësisë me pavarësi dhe integritet, në përputhje me ligjin”, shkruan Kim.