AKTUALITET, 2 Dhjetor 2024, 22:15

“Këtu s’ka krim”/ Avokati rrëzon akuzat e SPAK ndaj Hoxhës: Hetimi penal është ndëshkim dhe presion ndaj medias

“Këtu s’ka krim”/ Avokati rrëzon akuzat e SPAK ndaj

Avokati Ylli Manjani në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv shpjegoi hetimin ndaj gazetarit Artan Hoxha për korrupsioni në sektorin privat dhe pjesëmarrjë në grup kriminal. Manjani u shpreh se nuk ka fare korrupsion në privat, sepse Hoxha nuk është as pronar dhe as administrator i ndonjë kompanie, por gazetar i lirë në profesion.

Pjesë nga biseda

Ylli Manjani: Gazetari nga do t’i marrë këto të dhëna? Në Bibliotekën kombëtare? Do të vesh te burimi. Kjo është gjëja normale në gazetarinë investigative. Artan Hoxha mund të ketë bërë krime, por po flasim për statusin e gazetarit. Hetimi penal është ndëshkim për gazetarin, presion ndaj medias, brenda të të gjitha rregullave dhe konventave.

Ylli Rakipi: Ky e bën për interes të publikut.  

Ylli Manjani: I fundit që është për të mbrojtur interesin e publikut është SPAK-u. Interesi publiku varet nga mexhlisi publik. Se ku e merr gazetari këtë lajm nuk ka rëndësi fare.

Ylli Rakipi: Prokuroria thotë se Suel Çela ka përdorur gazetarin.

Ylli Manjani: Pretendohet se Çela ka përdorur gazetarin? Çfarë ka thënë? Cili është interesi kriminal?

Ylli Rakipi: Ata thonë se është përdorur fotografia e Ramës me Çapjan për një qëllim të caktuar. 

Ylli Manjani: Kjo është pjesë e fshehtë, kjo vdes me gazetarin. Çfarë krimi ka bërë që të parcaktojmë se je apo jo pjesë e krimit? SPAK e asocionon me dy vepra penale: korrupsioni në sektorin privat dhe grup kriminal. E para ka korrupsion në sektorin privat? Korrupsion në privat quhet kur një nëpunës i shoqërisë private përdor emrin dhe autoritetin me një të tretë, me një nënkontraktor apo furnitor për të bërë lek, për t’ia futur pronarit. Zakonisht kjo lloj vepre vjen nga pronari i kompanisë. Ka ndonjë pronar që e ka denoncuar Artan Hoxhën? Ky nuk është pronar në media, as administrator. Ku hyn korrupsioni këtu? Ka kryer një shërbim dhe ka marrë tarifën. Ky duhet të punonte për median dhe duhet të abuzonte. Ky është freelance. Këtu s’ka krim.