TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, i ftuar në studion e “Open” në News24, ka zbuluar disa nga planet e PD për ekonominë nëse vjen në pushtet.
Sipas Telitit, opozita synon të ndryshojë rrënjësisht modelin aktual të menaxhimit të financave publike, duke vënë theksin tek transparenca dhe ndalimi i shpërdorimeve.
“Do të kthejmë përmbys këtë model aktual. Paratë ose do të vazhdojnë të shkojnë në kontrata pa garë, ose do të krijojmë një sistem të drejtë dhe transparent.
Do të bëjmë një skanim të përgjithshëm, nga A në ZH, për çdo shpenzim publik dhe çdo qindarkë të paguar nga shteti, njësoj siç po vepron Donald Trump në SHBA,” u shpreh Teliti.
Ai nënvizoi se Partia Demokratike do të fokusohet tek një menaxhim më i drejtë i fondeve publike për të shmangur keqpërdorimet dhe për të rritur eficiencën e ekonomisë.