TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se ka bërë mirë që nuk ka reaguar për policin Azbi Spahiu që u hodh nga lartësia, pasi ngjarja nuk ka lidhje me ndonjë presion që i është bërë atij. Berisha gjithashtu deklaroi se gjysma e shoferëve në Shqipëri e ngasin makinën të dehur.
Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, të ftuarit komentuan heshtjen e madhe që pllakosi në opozitë, veçanërisht te Berisha për këtë çështje.
Ylli Rakipi: Doktori tha që prita komunikatë. Habitem sepse ky nuk pret kurrë komunikatë. Ai nxjerr komunikatën e tij gjithmonë. Kurrë nuk e kishim imagjinuar që doktori të kthehej në zëdhënës të Policisë…
Pano Soko: Kllounadë… Doktori vazhdon filmin me seri. Doktori thotë se ka patur keqinformim. Është përpjekja që doktori po sjell edhe njëherë nga e para për të zhbërë aty ku i preken interesa, zhurmë…
Ylli Rakipi: Këta të PS janë bërë gati ta marrin doktorin në punë si Ministër të Brendshëm...
Arlind Qori: Është për të qarë dhe për të qeshur. Qytetari dixhital, i vetmi rast që nuk funksionoi dhe Berisha si politikan i qendrës në Norvegji ka pritur komunikatën... Tha nuk merrem se kam respekt për familjen. Ramën e konsideroj fatkeqësi të madhe, por Berisha është marrë me famijen e Ramës, me djalin, pa komunikatë dhe asgjë, i ka bërë helaq. Kur dëgjoja Berishën dhe Ministrin e Brendshëm, më kujtohet filmi Lulëkuqe mbi mure, u vra Sulo dhe u mbajt ligjëratë, që Suloja ra vetë. Tha një nga fëmijët pati krisma dhe ata i morën me rradhë, në fund doli “ja që krisma nuk ka patur”.