TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit’ në MCN TV, u shpreh kritik me dobinë e protestave të opozitës, që tashmë janë bërë të përjavshme. Gjinishi deklaroi se PD nuk është e përgatitur për të ardhur në pushtet.
“Protestat janë të dobishme, por kush është qëllimi? Mbetemi gjithmonë te lajmi, përpalasja me Policinë e Shtetit, te molotovi dhe kjo nuk e çon askund PD-në. Rama nuk rrëzohet me retorikë, se ai ia ka kaluar gjithë lidershipit të PD-së.
Këto protesta, janë pa mesazh dhe kur i bën javë pas jave, pse do të dalësh pas një jave? Protestat jo domosdoshmërisht duhen bërë në Tiranë, por edhe në rrethe, sepse hallet nëpër qytete janë më të mëdha. Ky është kurthi i Ramës.
Ne pretendojmë se ka një stërmundim të madh të pushtetit. Po me kë do të vijnë ata në pushtet?
Më la një shije te keqe kur pashë një flamur shqiptar të hedhur në tokë dhe kur një punonjës e mori që të mos shkelej. Këtë nuk kanë kuptuar këta njerëz që kanë hallin të rregullojnë imazhin te ndërkombëtarët jo te shqiptarët.
PD s’ka plan konkret për të ardhur në pushtet, s’ka qeveri hije, s’ka departamente, nuk kanë ekip.
Sistemi i shëndetësisë ka rënë totalisht dhe këta nuk ngrejnë problemet kryesore. Opozita më e fortë në Shqipëri janë emisionet investigative.
Këta duan ta hedhin Edi Ramën, apo jo?”- tha Gjinishi.