TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se prova e SPAK-ut dhe organeve të tjera të drejtësisë së re, do të duket se kur hajdutit do t’i merren paratë, përveç dënimit me burg.
“Unë kam hallin e parave. Skema “5D” ka kushtuar 23 milionë euro në total. Këto tendera do të kthehen ndonjëherë? Vlerësimi im për punën e SPAK, BKH është se sa para do të kthehen. Këta bëjnë 6 muaj, 1 vit burg dhe mbajnë paratë. Prova e drejtësisë është kur hajdutit t’i merren paratë.
Po e lamë do të vendoset si standard. Përveç 1 milion eurove që kemi marrë nga z. Koka dhe krimi i organizuar nuk e i kemi marrë paratë mbrapsht. Është precedent i rrezikshëm që bëj pak vite burg dhe mbaj paratë. Disa prej tyre po shpëtojnë dhe kjo ka dalë si maksimë politike. Hoteli që është sot në Durrës në komunikim e asaj vajzës me shoqen e vet, thuhet se shumicën e ka Lali Eri dhe pronari im, Redi Molla.
Merre dhe hetoje zotërinë: Ku i gjete paratë ti, ku i more? Unë standardin e vlerësimit të SPAK-ut e kam sa para do të kthejë në buxhetin e shtetit, përveç dënimit që duhet paguar nga ditë burgu. KLSH çdo vit nxjerr 1 miliard euro shkelje”-tha Soko.