AKTUALITET, 30 Prill 2024, 16:26

Këshilli Bashkiak u mblodh online, Teliti: Është e palejueshme! Fjalën e lirë s’e ndal askush

Këshilli Bashkiak u mblodh online, Teliti: Është e palejueshme!

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti, komentoi për mediat vendimin e Kryesisë së Këshillit Bashkiak për ta zhvilluar mbledhjen online.

Ai foli para ambienteve të Bashkisë së Tiranës, ku pritet të ketë protestë nga opozita, ndërsa theksoi se mbajtja e mbledhjes online nga këshilltarët bashkiakë është e palejueshme. Sipas tij, fjalën e lirë dhe shpirtin opozitar nuk e ndal askush.

"Anulimi i mbledhjes të Këshillit Bashkiak është e palejueshme. Fjalën e lirë dhe shpirtin opozitar nuk e ndal askush. Veliaj dhe kur nuk ndodhet në zyrë, por në SPAK, jep urdhra që mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës të zhvillohet online. Ky është shembulli më i keq i qeverisjes, kundër interesave të popullit.", tha ai.