AKTUALITET, 8 Prill 2024, 14:17

Kërkuan heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, GJKKO rrëzon Berishën dhe Malltezin

Kërkuan heqjen e masës së sigurisë “arrest

GJKKO ka rrëzuar sërish kërkesat për heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Sipas avokatëve të Berishës dhe Malltezit, në këtë fazë që ndodhet hetimi, janë zbutur nevojat për mbajtjen e tyre në masën “arrest shtëpie”, e për këtë arsye u kërkua vendosja e një mase më të lehtë.

Berisha dyshohet për korrupsion bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me procedurat e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani. SPAK shtyu së fundmi afatet e hetimit edhe për tre muaj të tjerë.

Kujtojmë se Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar pas vendimit të marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Ndërsa dhëndri i tij, Malltezi u arrestua në 21 tetor dhe më pas u la në arrest shtëpie.