AKTUALITET, 11 Prill 2024, 10:04

Kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt, sot sërish protestë para Bashkisë Tiranë

Kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt, sot sërish

Ditën e sotme në orën 11:00 pritet të mbahet protesta e thirrur nga opozita para bashkisë së Tiranës. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. 

“Në orën 11:00 tek Bashkia Tiranës, të bashkuar në protestë për të shpëtuar qytetarët dhe qytetin nga hajdutëria masive e Veliajt dhe ushtarëve të tij 5D”, janë shprehur në thirrjet e tyre drejtues të PD, duke iu referuar korrupsionin me dosjen "5D". 

E njëjta protestë u zhvillua gjashtë ditë më parë, ku qytetarët bllokuan rrugën para bashkisë, ku hodhën vezë dhe mollë në drejtim të godinës. I pranishëm në protestën e kaluar ishte dhe kreu i Partisë së Lirisë.