AKTUALITET, 26 Mars 2026, 14:53

Kërkoi shfuqizimin e masës së arrestit në burg, Gjykata Kushtetuese rrëzon Evis Berberin

Kërkoi shfuqizimin e masës së arrestit në burg, Gjykata

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberi, i cili kërkonte shfuqizimin e masës së arrestit në burg.

Ai do të mbetet në qeli.

Ndërkohë, sa i përket pretendimeve të tjera lidhur me papërdorshmërinë e të dhënave në telefon nuk janë marrë në konsideratë. Kushtetuesja argumenton se ai duhet të bëjë ankim në shkallën e parë.

Kujtojmë që Evis Berberi u arrestua më 14 mars 2024, në akuzë për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas SPAK, ai rezulton i përfshirë në raste korruptive me 8 tendera, që kapin vlerën e 5 milionë eurove.