TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në pikën kufitare Kula, efektivë të Sektorit të Policisë Kufitare të Malit të Zi kanë arrestuar shtetasin shqiptar F. H, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar. Ai u arrestua në tentative për të hyrë në Mal të Zi nga Kosova.
Siç thuhet në komunikatë, gjatë kryerjes së aktiviteteve me qëllim heqjen e lirisë së personave në kërkim ndërkombëtar, punonjësit e policisë kanë ndaluar shtetasin me inicialet F. H., 34 vjec, për të cilin NCB Interpol Paris më 19.11.2024, lëshoi një urdhër ndërkombëtar.
“F. H është duke u kërkuar nga gjykata në Besançon, Republika e Francës, me dyshimin se ka kryer vepra penale të përgatitjes dhe pjesëmarrjes në vjedhje të rënda në mënyrë të organizuar, vjedhje me thyerje në objekte banesore dhe tregtare, gjatë të cilave ka ndodhur një dëm prej 150 mijë eurosh dhe për të cilin është parashikuar dënim me burg deri në 10 vjet”, thuhet në njoftimin e policisë.