TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Tiranës tashmë do të ketë edhe ndihmën e homologëve të Kosovës, për të gjetur trupin e Eglantin Koçit. Me ndihmën e pajisjeve të sofistikuara homologët e Kosovës do të japin ndihmën e tyre në kërkimet në periferi të Tiranës.
Pas Krrabës, Elbasanit dhe Librazhdit, kërkimet janë fokusuar në zonën e Qafëmollës dhe në Pëllumbas, zona që dyshohet se janë të njohura dhe që frekuentoheshin shpesh nga autori i krimit, 41-vjeçari Armand Shakaj.
Burime policore bëjnë të ditur se ka dyshime se pas ngjarjes makina e tij të jetë parë në zonën e Pëllumbasit. Shakaj u pikas që në fillim të denoncimit nga familjarët e Eglant Koçit dhe është një ndër personat e parë që u mor në pyetje nga policia.
Pas këqyrjes së tabulateve telefonike rezultoi se personi i fundit që kishte kryer telefonatë Koçi kishte qenë Shakaj. Për këtë arsye ai thirr dhe u mor në pyetje nga komisariati nr.2, ku ai deklaroi se nuk kishte dijeni se edhe vetë ishte i shqetësuar që Koçi kishte humbur gjurmët. Burime bëjnë me dije se kur ka dalë nga komisariati pas marrjes në pyetje ai është ndeshur edhe me familjarë dhe të afërm të Eglant Koçit ku i ka thënë se ishte bërë merak edhe ai dhe se kur ta gjenin t'i thonin që ta merrte në telefon.
Policia e ka mbajtur në vëzhgim Shakaj edhe pas marrjes në pyetje por ai ka humbur gjurmët duke u larguar dhe fshehur. Policia e ka telefonuar të paraqitet sërish për dëshmi por ai ka gënjyer duke deklaruar se ndodhej në spital.
Pas hetimeve intensive dhe analizimit të shumë kamerave të sigurisë një ditë më pas u vërtetua se Shakaj kishte rrëmbyer mikun e tij Eglant Koçin. Sipas sistemit TIMS rezulton që Shakaj nuk ka dalë jashtë vendit dhe se mund të fshihet në Tiranë.