TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Kritmit të Organizuar (GJKKO) ka kërkuar ndryshim të Kodit të Procedurës Penale për afatet e paraburgimit.
Burime për Report TV bëjnë me dije se gjyqtari Florjan Kalaja ka arsyetuar se aktualisht kur në një dosje janë disa të pandehur dhe njëri abuzon duke shtyrë gjyqet, gjykata jua pezullon automatikisht të gjithëve afatet e paraburgimit për faj të njërit.
GJKKO kërkon që të shfuqizohet ky nen dhe pezullimi të lejohet vetëm për atë të pandehur që gjykata e çmon si abuzues, jo për të tjerët të bashkëlidhur në dosje.
Pezullimi është vetëm për afatet e paraburgimit, që vlejnë vetëm për llogaritë në fund kur del nga burgu.
Pra e shprehur më qartësisht, pezullim afatesh paraburgimi do të thotë që kur një person e zvarrit procesik kot, qëndrimi në paraburgim të mos të të quhet 1.5 ditë, por një ditë.