TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Socialiste nuk ia dorëzoi SPAK-ut ish-zv.kryeministren belinda Balluku për të cilën kërkohej arrestimi. PS dhe PD dolën me dy raporte të ndara, ndërsa me 82 vota pro dhe 47 kundër u rrëzua kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut. PS kaloi direkt në votim, pasi PD nuk lejoi zhvillimin e saj duke bllokuar foltoren e Kuvendit.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi nuk hodhi në votim raportet, por lexoi projekt vendimin mbi kërkesën e SPAK. Me 82 vota pro, 47 kundër dhe asnjë abstenim kërkesa e SPAK u rrëzuar.
Ajo që u vu re është fakti se në votim mungonin dy deputetë të Partisë Socialiste, Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj.
Ndërkohë deputetët e opozitës protestuan, duke bllokuar foltoren me pankarta në duar kundër qeverisë.
Më pas me kërkesë të kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla për shkak të tensioneve brenda në Kuvend, u kalua direkt në votime të pikave të tjera të rendit të ditës.
Ulsi Manja, si anëtarë i PS në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, la lexuar raportin e socialistëve ku shprehen kundër kërkesës së SPAK për dhënie autorizimi për arrestimin e Belinda Ballukut.
Nga foltorja e Kuvendit Manja u shpreh se socialistët kanë propozuar rrëzimin e kësaj kërkese.
“Ne kemi propozuar rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimin për arrestimin e zonjës Balluku”, tha Manja në nisje të leximit të këtij raporti.
“Në emër të anëtarëve të shumicës në këtë Këshill, në momentin që ne paraqitëm raportin, ka ndodhur një realitet i ri faktik dhe institucional që ndryshon natyrën e vlerësimit dhe shqyrtimit të kërkesës së SPAK”, tha ai duke iu referuar shkarkimit të saj si zv.kryeministre dhe ministre, duke thënë se nuk ka rrezik për prishje provash.
“Është shndërruar sot në një debat të mbingarkuar politikisht në vend të një procesi të qetë, drejtë dhe ligjor. Kemi parë përpjekje për ta zhvendosur këtë çështje në një gjyq publik që bie ndesh me parimin e prezumimit të pafajësisë. Sot kuvendi të ndajë politikën nga drejtësia, dhe gjykimin publik nga procesi i rregullt ligjor”, shtoi më tej Manja duke bërë thirrje që të votohet kundër kërkesës.