TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhir, ka reaguar pasi presidenti Bajram Begaj i është drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesë për sqarim nëse përtëritjen e pjesshme e mandateve, nëse vlen për edhe për gjyqtarët e tjerë kushtetues që janë emëruar me vonesë, referuar Elsa Toskës Sonila Bejtjës.
Bardhi thotë se është një cenim i mandateve të gjyqtarëve e për rrjedhojë, sipas tij, cenim i pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese.
Ndër të tjera, Bardhi apeloi ndalimin menjëherë të asaj që e quan ‘lojë’ që rrezikon legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI:
Akti i pashembullt i Bajram Begajt, në emër dhe për llogari të Edi Ramës, për të kapur 100 % Gjykatën Kushtetuese, është jo vetëm i dënueshëm, por edhe i papranueshëm.
Kushtetuta qartësisht i ka dhënë gjyqtarëve në detyrë një mandat të plotë 9 vjeçarë, që nuk mund të cenohet në asnjë rrethanë pas fillimit të detyrës. Cënimi i mandateve nënkupton cenimin e vetë pavarësisë së Gjykatës dhe parimeve themelore të shtetit të së drejtës.
Me aktin e sotëm Bajram Begaj nuk ka surprizuar askënd për rolin e tij si ushtar i bindur i Edi Ramës, por guximi i tij për të shkuar deri tek hedhja në erë e Kushtetutës vetëm që Edi Rama ta rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese 100 %, është përtej pritshmërisë së shërbimeve edhe nga ushtari me gradën më të ulët.
Duke dënuar me forcë aktin e sotëm të Bajram Begajt, apeloj që kjo lojë që rrezikon legjitimitetin e vetë Gjykatës Kushtetuese, të ndalet menjëherë.