AKTUALITET, 22 Mars 2026, 20:38

"Keni hapur luftë“, Berisha u lëndua gjatë protestës, Noka dhe Boçi debatojnë me policët

"Keni hapur luftë“, Berisha u lëndua gjatë

Pasi Sali Berisha u lëndua nga spray gjatë protestës, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi janë përplasur me policinë.

Dy demokratët kanë fajësuar efektivët e policisë, lidhur me incidentin që i ndodhi Sali Berishës gjatë protestës.

“Si e mban këtë uniformë. Burracakë, legena”-u shpreh Boçi drejtuar policëve.

“E keni të filmuar, do ta paguani shtrenjtë, sulmuat deputetën e PD. Keni hapur luftë”-u shpreh Noka.

Deputeti Luçiano Boçi ka deklaruar se është e pafalshme që qytetarët të dhunohen.

“S’ke turp, jeni ushtarë, merreni me deputetë e njerëz të thjeshtë, legena, patronazhitë. Mos më prekni me dorë. Nuk mund të godisni”, ka thënë Boçi, duke shtuar se është e pafalshme të dhunoni qytetarët.

Boçi: Ske turp, hiqe uniformën. Si e ha bukë në darkë ti? Legena burracak. Para krimit jeni ushtarë. Merreni me deputetë e njerëz të thjeshtë ju. Legena.

Noka: Mos fol ti.

Boçi: Kë godet ti?. Je burrë i mirë ti?

Noka: Jeni si bandë. Shkoni tutje, ça doni këtu.

Boçi: Për Edi Ramën vini këtu ju.


Noka: Keni godit liderin e opozitës, një banditë ju, e kemi të filmuar do ta paguani. Largoni policët. Largoni tutje.