TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas vendosjes te Kryeministria në ditën e 43-të të revoltës, një prej protestuesve ka ironizuar me nota të forta koncertin e shumëpërfolur të reperit amerikan Kanye West të mbajtur një ditë më parë në Tiranë.
Duke u ndalur te ngjarja që mori 4.2 milionë euro nga fondet e emergjencave, protestuesi e ka kthyer përgjigjen në një provokim plot sarkazëm që shkaktoi brohoritje në radhët e turmës.
“Kënga më e bukur në koncertin e Kanye West dje ishte kënga ‘Rama jep dorëheqjen’,” u shpreh ai me ironi, duke nënkuptuar se pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit publik me drita e spektakle miliona eurosh, thirrja u dëgjua edhe në koncert.