AKTUALITET, 28 Nëntor 2024, 14:15

Këndojnë në Morinë ‘Mora fjalë’, qytetarë nga Kosova vijnë për të festuar në Shqipëri

Këndojnë në Morinë ‘Mora fjalë’,

Të veshur me uniformën ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke kënduar këngën “Mora fjalë”, kushtuar heroit legjendar Adem Jashari, në këtë mënyrë hynë në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinit një grup qytetarësh nga Kosova.

Të nisur drejt Shqipërisë për të festuar 28-29 Nëntorin dhe teksa këndonin me pathos këngë heroike, përfaqësuesi i këtij grupimi nderoi me stemën e UÇK-së, Oficerët e Policisë Kufitare të Shqipërisë në pikën e Morinit.

Dhjetëra qytetarë të tjerë të Kosovës, të veshur me kostume kombëtare kanë zgjedhur të festojnë në disa qytete të Shqipërisë, me familjarët apo miqtë e tyre.