TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një banor i pallatit që u dogj pasditen e së martës në zonën e quajtur Farmacia 10 pranë QSUT thotë se ka fjetur jashtë mbrëmjen e djeshme pasi apartamentet u prekën nga flakët.
Në një prononcim për mediat, ai thekson se shtëpia, që kishte blerë para dy vitesh, me një vlerë 150 mijë euro, është bërë shkrumb e hi.
“Shtëpia 150 mijë euro, e kam blerë para dy vjetësh. Është bërë shkrumb komplet edhe nuk të lë kush që të futesh brenda me parë shtëpinë time. Përjashta e kam kaluar natën, Unë jam prej Dibre, nuk kam shtëpi këtu. “, tha ai.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se rreth 30 apartamente janë shkrumbuar, por pritet një bilanc i saktë në orët në vijim. Autoritetet dhe grupet e emergjencës vijojnë punën në terren për vlerësimin e plotë të situatës dhe për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit në kompleks.
Kryeministri Edi Rama reagoi ditën e sotme përmes një postimi në rrjete sociale, duke theksuar se pallati do të ndërtohet 100 për qind nga ndërtuesi.
Kreu i qeverisë theksoi se qytetarët e dëmtuar nuk mund të lihen vetëm përballë pasojave, ndërsa shtoi se edhe taksapaguesit nuk duhet të mbajnë barrën financiare të një dëmi që, sipas tij, duhet të mbulohet nga sigurimet.
