AKTUALITET, 8 Shkurt 2025, 17:07

Këlliçi rendit arsyet pse qytetarët duhet të dalin në protestë: Shqipëria është zbrazur, kjo është kambanë alarmi

Këlliçi rendit arsyet pse qytetarët duhet të dalin në

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka renditur arsyet pse shqiptarët sot do të duhet të dalin në protestë.

Ai solli në vëmendje atë që e quan vjedhje flagrante me tunelin e Llogarasë. Sipas Këlliçit arsyeja kryesore pse do të duhet të protestojnë shqiptarët është ekonomia e vendit.

“Gjendja e rënduar ekonomike, aferat korruptive, vjedhja flagrante 50 mln euro me tunelin e llogarasë, braktisja e vendit. Kjo është kryefjala e çdo qytetari për të dalë në protestë. Në 12 vite Shqipëria është zbrazur dhe kjo është një kambanë e fortë alarmi. Për mua arsyeja kryesore është arsyeja ekonomike. Çdo qytetar shqiptar sot duhet të dalë në protestë”, tha ndër të tjera Këlliçi i cili renditi edhe pikat e programit të PD, që sipas tij do ta nxjerrë Shqipërinë nga situata e rënduar ekonomike.