AKTUALITET, 14 Shkurt 2025, 12:41

Këlliçi: GJKKO konfirmoi se banda e Veliajt rrezikoi jetën e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Këlliçi: GJKKO konfirmoi se banda e Veliajt rrezikoi jetën e

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi, ka reaguar në rrjetin social Facebook, për protestën e mbështetësve të Veliaj para SPAK.

Postimi i Këlliçit: 

GJKKO konfirmon sot 100% atë çka paralajmëruam ditën e djeshme, faktin që mercenarët dhe bastardët e paguar nga Erion Veliaj, me mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit dhe ministrit të bandave Ervin Enver Hoxha, sulmuan dhe rrezikuan jetën e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë!!!

Akt ky i paprecedentë në historinë e Shqipërisë dhe tregues i qartë se si e trajton Edi Rama drejtësinë kur jep një vendim të pakontrolluar prej tij!