TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme.
Në fjalën e tij pas daljes nga SPAK, Këlliçi u shpreh se është thirrur në lidhje me denoncimet e tij për aferën “5D”.
Ai u shpreh se nuk mbyllet hetimi i SPAK vetëm me personat ndaj të cilëve është marrë një masë sigurie, duke sqaruar se shtë një hetim i zgjeruar.
“Për ato pjesë që janë pjesë e sekretit hetimor që më është kërkuar mos ti bëj publike nuk do t’i bëj por po ndalem në deklaratat e mia
Vijoj t'i qendroj kërkesës për zbatimin e rekomandimit të Apelit GJKKO të hetimit të Jola Bejko që ka deklaruar në komunikime privarte se hoteli është në pronësi të Lali Erit.
Të zbulohet roli i administratorit ndaj të cilit nuk ka asnjë masë. Dëshmia e tij mund të jetë kyç për zbardhjen e aferës.
Të zbulohet roli i titullarëve të autoritetet kontraktor, Veliaj dhe ish zv kryetari i bashkisë Tiranë, Mazniku.
Ti shkohet deri në fund zbardhja e rolit të Herjon Rrapaj,
Kërkova nga SPAK të hetojë krimet zgjedhore dhe të evidentohet dëmi në buxhet dhe të sekuestrohen asetet e këtyre shtetasve e t’i kthehen qytetarëve.
Nuk mnbyllet ky hetim me personat ndaj të cilëve është marrë një masë, është një hetim i zgjeruar. Të hetohet si grup i strukturuar kriminal”, tha ai.
Belind Këlliçi: U paraqita në SPAK në vijim të kërkesës së prokurorit të çështjes, dosjes 5 D, ku pata një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh me oficerin e policisë gjyqësore në raportin e dosjes famoze 5 D.
Ato që më janë kërkuar të mos i bëjë publike, nuk do t’i bëjë. Por padiskutim dua të ndalem në kërkesën time dhe deklaratat e dhëna edhe në organin e akuzës ku kërkohet hetimi i shtetases Jona Bejko, e cila ka deklaruar në komunikimet e saj private se hoteli me vlerë 50 mln euro në Durrës rezulton se aksioner është Lali Eri. Të na sqarojë organi i akuzës se kush është Lali Eri, se mbase nuk e dinë ende.
Kam kërkuar të hetohet roli i administratorit Nestor Muhametllari, i cili është i lirë dhe nuk ka ende asnjë masë. Mendoj se dëshmia e tij do shërbejë për zbardhjen e kësaj ngjarje. Të hetohen personat e përfshirë dhe roli i titullarëve të autoritetit kontraktor që deri në 2021 që ka qenë Veliaj dhe më pas Mazniku. Kam kërkuar ti shkohet deri në fund rolit të shtetasve Herjon Rrapaj, që kishte nën menaxhim fabrikën e asfaltit në Krrabë ku kryhej evazion fiskanal, shtroheshin rrugët me asfaltin e Bashkisë Tiranë, me burime njerëzore të Bashkisë Tiranë, tenderoheshin fiktivisht këto vepra publike, më pas paratë hidheshin në fushatë.
Kam kërkuar nga SPAK të hetohet krimet zgjedhore gjatë periudhës që kanë administruar përgjimet telefonike bazuar në informacionin që kam, Rezulton se paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme nga shtabi elektoral i Veliajt dhe drejtorët e 5 D janë hedhur në fushatë elektorale.
Kam kërkuar që të shihet roli i Elton Kacidhes, që është titullar i autoritetit kontraktor.
Të thellohet organi i akuzës në thellimin e plotë të kësaj dosje që është një rast spektakolar vjedhje, rast abuzimi me paratë e qytetarëve dhe të evidentohet i gjithë dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit dhe të sekuestrohen asetet e përfituara ne mënyrë të paligjshme nga këta shtetas.