TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Administratori”, duke goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, në qytetin e Sarandës.
Gjatë operacionit, në katin e nëntë të një pallati 9-katësh në lagjen nr. 2, në dy apartamente të përshtatura posaçërisht, u zbuluan ambiente për kultivimin e kanabisit me llamba elektrike, si dhe për tharjen dhe përpunimin e tij me qëllim shitjen. Pajisjet furnizoheshin përmes lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 45 vjeç, banues në Sarandë, administrator i pallatit, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim E. Sh. (48 vjeç), S. H. (26 vjeç), T. M. (28 vjeç) dhe A. M. (25 vjeçe), të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në vijim të hetimeve u procedua penalisht edhe M. B., 45 vjeçe, bashkëshortja e të arrestuarit.
Gjatë kontrollit u sekuestruan 157 bimë kanabisi, 18 kg lëndë narkotike kanabis në gjendje të thatë, si dhe një sasi e madhe pajisjesh elektrike dhe teknike që përdoreshin për kultivimin dhe përpunimin e bimëve, përfshirë llamba, kondicionerë, ventilatorë, filtra ajri dhe aparate celularë.
Policia vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.