TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria synon të bëhet një destinacion më atraktiv për investitorët në vitin 2026. Institucionet vlerësojnë se ekonomia pritet të ruajë një rritje të qëndrueshme, ndërsa infrastruktura, energjia e rinovueshme, turizmi dhe teknologjia shihen si sektorë me potencial të lartë për thithjen e investimeve.
“Investitori që kërkon kthim afatmesëm duhet të konsiderojë sektorët infrastrukturorë dhe ata të energjisë së rinovueshme. Megjithatë, një vlerësim i kujdesshëm i rreziqeve administrative dhe ligjore është i domosdoshëm – një klimë e mirë investimi nuk do të thotë mungesë sfidash”, shprehet Eduart Gjokutaj.
Sipas anketës më të fundit mbi klimën e investimeve, bizneset e konsiderojnë informalitetin, konkurrencën e padrejtë dhe kompleksitetin administrativ si pengesat kryesore për zhvillimin. Ky perceptim nuk ka ndryshuar ndjeshëm ndër vite, duke treguar nevojën për reforma të mëtejshme.
“Njohja e sfidave të klimës së investimeve, si dhe dialogu mes shtetit dhe sektorit privat, janë çelësi për ta bërë Shqipërinë një treg konkurrues në rajon”, thekson Eduart Gjokutaj. Me ligjin për investimet strategjike të zgjatur deri në fund të vitit 2026 dhe me prioritetet e qeverisë në sektorë kyç, rruga drejt një ambienti ekonomik më të qëndrueshëm duket e hapur, pavarësisht sfidave që mbeten për t’u adresuar.