AKTUALITET, 29 Mars 2026, 10:15

“Karriget s'janë kurrë qëllim"/ Mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5: Partia forcohet duke u hapur

“Karriget s'janë kurrë qëllim"/ Mesazhi i

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale lidhur me të ardhmen e PS-së, dhe diskutimet e zhvilluara në kampin “rozë” pas mbledhjes së PS-së së Njësisë 5, e cila u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, pas takimit të grupit te Pallati i Brigadave.

Ndërsa e konsideron mbledhjen e Asamblesë si “të mirë” e “të qetë”, Braçe thekson rëndësinë e hapjes në parti, duke nënvizuar se forcimi i Partisë Socialiste vjen përmes pranimit të të gjithë atyre që duan të zhvillohen dhe të zhvillojnë idetë me PS-në.

“Forcimi i PS duke u hapur, pranuar, përfshirë të majtë që duan të zhvillohen e të zhvillojnë idetë e tyre bashkë me PS, ishte një tjetër qëllim i mire për të cilin folëm e do flasim edhe më tej”, shkruan Braçe në një postim në rrjetet sociale.

Deputeti vë në dukje në mesazhin e tij se: “Karriget nuk janë kurrë qëllim, puna e punët vlejnë”.

Mesazhi i Braçes vjen në një ditë kur u raportua për tensione në mbledhjen me dyer të mbyllura të socialistëve, mes kryeministrit Rama dhe deputetes Elisa Spiropali.

“Karriget s'janë kurrë qëllim"/ Mesazhi i