AKTUALITET, 16 Qershor 2026, 19:02

Karamele me drogë në shkolla/ Hita shkresë Ministrisë së Arsimit: Po shiten për fëmijët

Karamele me drogë në shkolla/ Hita shkresë Ministrisë

Një formë e re e shpërndarjes së lëndëve narkotike në formën e produkteve ushqimore pranë shkollave ka ngritur alramin në Policinë e Shtetit.

Kryepolici Skënder Hita i ka dërguar një shkresë Ministres së Arsimit Mirela Kumbaro dhe ka paralajmëruar për qarkullimin e produkteve të njohura si “Edibles”, produkte ushqimore me përmbajtje THC, substanca psikoaktive e kanabisit.

Këto produkte janë identifikuar nga policia në formë xheli dhe për shkak të ngjashmërisë me karamelet apo ëmbëlsirat e zakonshme, paraqesin rrezik të lartë konsumimi të paqëllimshëm, veçanërisht nga fëmijët dhe të rinjtë.

Policia paralajmëron se konsumimi i tyre mund të shkaktojë pasoja të rënda shëndetësore, veçanërisht te fëmijët dhe të rinjtë, ndërsa u ka kërkuar institucioneve arsimore të rrisin vigjilencën dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar që lidhet me praninë apo shpërndarjen e tyre.

Këto produkte përvveçse pjanë një kërcënim serioz për shëndetin janë pjesë formave të reja të shpërndarjes së lëndëve narkotike.