TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka arrestuar dy persona, babë e bir, në pikën kufitare të Kapshticës.
Dy të arrestuarit, banues në Tiranë, u vunë në pranga pasi iu gjetën në kamionin me të cilin udhëtonin një sasi prej rreth 50 kilogram lëndë narkotike.
Dyshohet se destinacion i drogës ishte Greqia e më tej Turqia.
Babë e bir kanë deklaruar se nuk kishin aspak dijeni për drogën që ndodhej në kamionin e tyre, i cili u fut në skaner sipas proçedurave dhe atje u konstatua lënda narkotike e fshehur në rimorkio.
Mësohet se ka të tjerë persona të përfshirë dhe policia po heton rastin.