AKTUALITET, 5 Dhjetor 2024, 21:14

Kapja e drogës në portin e Valencias, Zhabina dhe Lala japin detaje për rolin e shqiptarëve në “kartelin ballkanik”

Kapja e drogës në portin e Valencias, Zhabina dhe Lala japin detaje

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u diskutua për kapjen e një ton kokainë në portin e Valencias në Spanjë ku, mes të tjerëve janë arrestuar edhe 3 shqiptarë. Gazetarët Xhevahir Zhabina dhe Klodiana Lala dhanë detaje për këtë operacion dhe rolin e shqiptarëve në trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt porteve evropiane.

Xhevahir Zhabina: Nga informacioni i mediave spanjolle thuhet se në këtë trafik janë disa persona të arrestuar, spanjollë dhe shqiptarë si dhe drejtuesi i “Guardia Civil”. U kap një ton kokainë. Se sa i rëndësishëm është ky port e tregon dosja e Ervin Matës kur u dhanë masa nga prokurorisë së Posaçme dhe në aplikacionin SKY u zbulua se aty do të vinte një sasi 500 kg kokainë do të vinte nga Ekuadori. Grupet shqiptare zotërojnë një pjesë të portit dhe nxjerrin drogën prej aty. Në dosjen e një viti më parë kishim disa persona të përmendur dhe pika e kontaktit ishte Ergys Dashi dhe personi i kontaktit ishte Ismail Zeneli. Këto janë detajet e para dhe më pas do të shohim cilët janë grupet e interesuara.

Klodiana Lala: Karteli ballkanik ka shkuar jo vetëm në vendin e origjinës, por specialiteti është nxjerrja e drogës nga portet në Evropë. Kur flitet për kartele janë disa grupime bashkë që sjellin drogën. Në portin e Valencias janë dy grupime. Ergysh Dashi fliste për dërgesa deri në 10 ton kokainë, por nuk kishte persona për t’i nxjerrë nga portet e BE-së. Dy janë grupet si klani “Farruku” dhe klani “Kaçorri”. Kokaina shpërndahet në vendet e BE-së dhe veçanërisht në Britani dhe paratë vijnë për t’u pastruar edhe në Shqipëri. Ka zyrtarë të implikuar në këto porte dhe nuk është vetëm histori shqiptare.