AKTUALITET, 28 Janar 2023, 16:57

Kapet 4.5 tonë kokainë në Spanjë, arrestohen 28 persona. “Malli” vinte nga Kolumbia me anijen e bagëtive

Kapet 4.5 tonë kokainë në Spanjë, arrestohen 28 persona.

Një sasi prej 4.5 tonësh lëndë narkotike e llojit kokainë është sekuestruar në Spanjë.

Lajmin e bënë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave kjo sasi kokaine është vlerësuar me një shifër prej 105 milion eurosh

Policia spanjolle arriti tek droga pasi bastisi një anije blegtorale në ishujt Kanarie në fillim të kësaj jave.

Anija kishte bërë ndalesa në rreth 12 vende përpara bastisjes së së martës dhe policia tha se trafikantët e drogës kanë filluar të përdorin anijet e bagëtive sepse është më e vështirë për policinë të gjurmojë ngarkesën e tyre të paligjshme.

Ndërkohë 28 anëtarë të ekuipazhit të Orion V me flamur togolez u arrestuan. Ata ishin nën monitorim të vazhdueshëm që nga Kolumbia nga autoritetet spanjolle, Agjencia Amerikane e Zbatimit të Drogës dhe policia Togoeze.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të funskionimit të organizatës kriminale dhe vënien e autorëve përpara drejtësisë.