AKTUALITET, 14 Mars 2026, 22:47

Kaos, përplasje dhe tension pas ndeshjes Flamurtari-Elbasani

Kaos, përplasje dhe tension pas ndeshjes Flamurtari-Elbasani

Ndeshja mes Flamurtari dhe Elbasanit nuk ka përfunduar vetëm në fushën e lojës.

Pas mbylljes së sfidës, një provokim i kapitenit të Elbasanit, Musta ka sjellë një situatë të tensionuar dhe perplasje mes lojtarevë, madje janë përfshirë edhe tifozët në hollin e stadiumit të Vlorës. Për të qetësuar gjithçka, është dashur ndërhyerja e forcave të policisë.

Skuadra e Elbasanit është larguar nga stadiumi “Flamurtari”  më vonë nga çfarë ndodh zakonisht, pasi është dashur të pritet pak.

Policia e Vlorës do të bëjë shoqërimin e ekipit deri në Levan, aty më pas autobusin e Elbasanit do ta shoqërojë një patrullë e Fierit deri ne daljen e Lushnjës, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm. Ndeshja Flamurtari-Elbasani përfundoi 1-2.

https://rumble.com/embed/v74xrjk/?pub=4