TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 34-vjeçar, banues në Tiranë, është shpallur në kërkim nga policia në Fier.
34-vjeçari, dyshohet se ka ndërhyrë në rrjetet sociale të një shtetaseje, duke postuar foto dhe video të saj.
Gjithashtu, ai e ka kanosur shtetasen me mesazhe.
"Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Fier shpallën në kërkim shtetasin M. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ndërhyrë në rrjetet sociale të një shtetaseje, duke postuar foto dhe video të saj, si dhe e ka kanosur me mesazhe.", sqaron policia.