TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vetëm disa ditë përpara mbledhjes të asamblesë socialiste të Njësisë 5, nga ku Erion Braçe ka shprehur dëshirën për mundësinë e kandidimit për postin e kryebashkiakut të Tiranës në 2027, ka dalë në dritë një detaj i ri.
Më 24 Mars, deputeti socialisti Erion Braçe i ka dërguar një shkresë KQZ, ku kërkon t’i vihen në dispozicion të gjitha rezultatet e marra prej tij si deputet, duke nisur nga zgjedhja si deputet për herë të parë në qarkun Berat në vitin 1996.
Braçe kërkon që informacionit t’i vihen në dispozicion në numër votash dhe përqindje për secilin vit.
Deputeti ja kërkon KQZ-së këto të dhëna të përmbledhura në një dokumentacion zyrtar, pa specifikuar nevojën e tyre.
Ai njihet si zë kritik brenda Partisë Socialiste, dhe këto të dhëna ndoshta i duhen në debatin e brendshëm për të kujtuar peshën e tij politike ndër vite.
Së fundmi, Braçe u pa edhe në SPAK, teksa u përball me një qytetar për shpifje.
Letra e plotë e Braçes:
Z. ILIRJAN CELIBASHI – KOMISIONER SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
I nderuar z. Komisioner,
Në mbështetje të Nenit 80, pika 1 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe Nenit 8, pika 1 e Rregullores së Kuvendit, kërkoj nga ana Juaj të më vini në dispozicion informacionin e mëposhtëm:
Rezultatin e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 1992, në të gjitha zonat një emërore në Qarkun Berat,
Rezultatin e deputetit Erion Braçe në zgjedhjet parlamentare të vitit 1996, në zonën një emërore në Qarkun Berat,
Rezultatin e deputetit Erion Braçe në zgjedhjet parlamentare të vitit 1997, në zonën një emërore në Qarkun Berat,
Rezultatin e deputetit Erion Braçe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, në zonën një emërore në Qarkun Berat,
Rezultatin e deputetit Erion Braçe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, në zonën një emërore në Qarkun Berat,
Rezultatin e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, në të gjitha ZAZ-të të Qarkut Berat,
Rezultatin e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, në ZAZ-n e Bashkisë Divjakë, në Qarkun Fier,
Rezultatin e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, në ZAZ-n e Bashkisë Divjakë dhe në dy ZAZ-t e Bashkisë Lushnje, në Qarkun Fier,
Rezultatin e Partisë Socialiste, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në ZAZ-n e Bashkisë Divjakë dhe në dy ZAZ-t e Bashkisë Lushnje, Qarkun Fier.
Rezultatin e deputetit Erion Braçe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në Qarkun Fier.
Informacioni të përcillet në adresën e Kuvendit të Shqipërisë.
Duke Ju falënderuar,
DEPUTET
ERION BRAÇE
