TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka komentuar nga Lezha kritikat që vijnë nga brenda radhëve të PD-së për takimet që ai ka zhvilluar në qytete të ndryshme në vend, duke i cilësuar ato si pasojë e frikës nga humbja e privilegjeve dhe jo si qëndrime të bazuara në arsye.
Ai theksoi se guximi për të thënë marrëzira i ka çuar deri aty që ‘çfarë nuk thonë për demokratët e jashtëzakonshëm që mbushin sallat në çdo cep të Shqipërisë’ dhe që kërkojnë që PD të jetë fituese.
Megjithatë, sipas tij, lidershipi i PD-së nuk po reflekton ende, pavarësisht takimeve masive që po zhvillohen..
Ai theksoi se këto sulme ndaj tij janë shprehje e frikës nga humbja e pushtetit brenda opozitës.
“Çfarë nuk po thonë edhe për mua. Nuk ka gjë. Mos u mërzisni, njerëzit e trembur nga humbja e privilegjeve të pushtetit të opozitës çfarë nuk do thonë. Flet frika të dashur miq, dhe jo arsyeja e tyre”, tha ai.
"Ne kemi një përgjegjësi historike për të punuar natë e ditë për rrotacionin. Shqiptarët dhe demokrate do të na urrejnë të gjithëve ne që drejtojmë PD, nëse PD nuk bën të mundur rrotacionin dhe ndryshimin.
Padiskutim me votë, me ndihmën e drejtësisë, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, të SHBA, të Britanisë së madhe të BE-së. Por liderishipi i PD-së nuk po zgjohet ende pavarësisht takimeve masive që po bëjmë në çdo qark dhe ky është një problem që në duhet ta themi.
E keni dëgjuar që guximi për të thënë marrëzira i ka çuar deri aty që çfarë nuk thonë për demokratët e jashtëzakonshëm që mbushin sallat në çdo cep të Shqipërisë dhe që kërkojnë që PD të jetë fituese.
Çfarë nuk po thonë edhe për mua. Nuk ka gjë. Mos u mërzisni, njerëzit e trembur nga humbja e privilegjeve të pushtetit të opozitës çfarë nuk do thonë. Flet frika të dashur miq, dhe jo arsyeja e tyre.
Unë jam lindur në PD, nuk kam qenë as në partinë e punës, as kam ikur ndonjëherë në PD, kam qenë në opozitë gjithë kohën, në opozitë me qeverinë. Familja ime dhe unë, kemi marrë vetëm kosto nga opozita, as tendera, as leje, asnjë të punësuar në shtet, asnjë familjar të punësuar në administratën e PS, dhe as familjarë që fuqizohen ekonomikisht prej qeverisë së PS.
Edhe këtu, e kam një pyetje për liderishipin, që tha që opozita është e vështirë. Opozita është e vështirë dhe e di cilido prej jush në sallë, e dinë 3 milionë shqiptarë, por pyetja ime është “ a e ndjejnë opozitarizmin njerëz të cilët kanë 35 vite që paguhen me rrogë për shkak të sakrificave të demokratëve, që paguhen për shkak të përballjeve të demokratëve me regjimin”. Po e them për cilido që e gënjen mendja, unë nuk krijoj force tjetër politike, shtëpia ime është PD. PD do ta ndryshojmë, do ta bëjmë fituese"- tha Salianji.